Ndërlidhjet

Asad: Operacioni ushtarak në Dera përfundon shpejt


Siria ka premtuar sot për ta mbyllur operacionin ushtarak në qytetin jugor Dera, ku në muajin mars kishte filluar lëvizja anti-qeveri, e cila ishte përhapur në gjithë Sirinë.

Në deklaratën e presidentit Bashar Asad, të publikuar në të përditshmen Al-Watan, thuhet se operacioni do të përfundoj “shumë shpejt”.

Kjo deklaratë u bë derisa forcat e sigurisë kanë ndërmarrë arrestime në gjithë Sirinë.

Prej 25 prillit, qyteti Dera, afër kufirit me Jordaninë, ishte i rrethuar, nga ushtria.

Ushtria e kishte ndalur rrymën dhe shërbimin telefonik, ndërsa raportohet se snajperistët kishin shtënë kundër banorëve që dilnin jashtë shtëpive.

Gjatë 10 ditëve të kaluara, raportohet se në qytetin Dera janë vrarë afro 50 vetë.
XS
SM
MD
LG