Ndërlidhjet

Norvegji: Përcjellësja e afërt e Gadafit kërkon azil


Policia e Norvegjisë thotë se motra medicinale ukrainase, e cila është përshkruar si përcjellëse tejet e afërt e liderit të Libisë, Muamer Gadafi, është në Norvegji dhe ka kërkuar azil politik.

Mesazhi diplomatik i Shteteve të Bashkuara, i publikuar nga Wikileaksi në Internet, vitin e kaluar, thoshte se Gadafi varet shumë nga Galina Kolotnytska.

Në këtë mesazh, ajo ishte përshkruar si “bjonde atraktive” dhe se ajo gjithmonë udhëtonte me Gadafin, pasi vetëm ajo “ia dinte vetitë”.

Kolotnytska u largua nga Libia në muajin shkurt, për shkak të kryengritjes dhe u kthye në Ukrainë.

Raportohet se ajo kishte shkuar në Oslo të Norvegji, në muajin mars, për t’i evituar keqtrajtimet në media.

Zëdhënësi i Shërbimit të Sigurisë Policore në Norvegji, Trond Hugubakken, tha se ai “ishte informuar në mënyrë rutinore” se Kolotnytska kishte kërkuar azil.
XS
SM
MD
LG