Ndërlidhjet

Vriten tri gra në protestat në Siri



Një aktivist për të drejtat e njeriut tha se të paktën tri gra siriane janë qëlluar për vdekje në afërsi të qytetit bregdetar Banias, ku ushtarë me tanke janë angazhuar për të shtypur protestat kundër qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Aasad.

Amar Kurabi nga Organizata Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, tha se gratë ishin duke protestuar kundër ndërprerjes së rrymës dhe linjave telefonike kur u qëlluan nga pjesëtarë të forcave të sigurisë të veshur me rroba civile.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 580 civilë janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe mijëra njerëz janë plagosur apo arrestuar gjatë shtatë javëve të demonstratave kundër regjimit sirian.
XS
SM
MD
LG