Ndërlidhjet

Egjipt: 9 viktima të përleshjeve fetare


Së paku nëntë persona raportohet të jenë vrarë dhe së paku një Kishë është djegur gjatë përleshjeve në mes të myslimanëve dhe minoritet të krishterë në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Përleshjet kanë nisur pasi disa mysliman shkuan në Kishë për të kërkuar nga të krishterët që të lënë të lirë një grua e cila sipas tyre është konvertuar në islam.

Raportohet se të dy palët kanë filluar të sulmojnë me armë zjarri njëri tjetrin ndërsa policia ka tentuar që duke shtënë në ajër dhe me gaz lotsjellës të ndajnë grupet konfrontuese.

Tensionet fetare janë rritur në Egjipt pas paqartësive për të ardhmen e shtetit pas rëzimit nga pushteti të ish Presidentit, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG