Ndërlidhjet

Komisioni Evropian e kritikon Danimarkën


Ekzekutivi i Bashkimit Evropian sot e ka paralajmëruar Danimarkën se ka dyshime rreth legalitetit të planit të saj për forcimin e kontrollit kufitar, plan ky që është pjesë e marrëveshjeve të politikave të brendshme.

Në një letër që i ka dërguar kryeministrit danez, Lars Leke Rasmusen, Presidenti i Komisonit Evropian, Zhose Manuel Barroso, ka ngritur shqetësimin rreth vendimit të Kopenhagës që të rivendos kontrollin në pikat e kalimit kufitar të saj me Gjermaninë dhe Suedinë.

Barroso ka thënë se një vlerësim fillestar legal i kësaj lëvizjeje, “ngrit dyshime të rëndësishme rreth asaj nëse propozimi i këtyre masave janë në të njejtën linjë me obligimet e Danimarkës ndaj ligjit ndërkombëtar evropian”.

Qeveria e pakicës në Danimarkë ka publikuar së fundi planin e saj për luftimin e krimit në pikat kufitare me qëllim që të fitojë lehtësi nga populistët djathtistë në parlamentin e vendit.
XS
SM
MD
LG