Ndërlidhjet

BE i tërheq vërejtjen Danimarkës për kontrolle kufitare


Monumenti i Shengenit
Monumenti i Shengenit
"Guardian"

Komisioni Evropian e ka ngritur çështjen e mospajtimit juridik me Danimarkën lidhur me vendimin e saj për ripërtëritjen e kontrollit kufitar brenda tregut të saj të përbashkët të BE-së dhe zonës së udhëtimit të lirë, duke e shndërruar lëvizjen daneze në një test për liritë e lavdëruara në Evropë.

Hose Manuel Baroso, kryetar i Komisionit Evropian që inicion dhe përcakton politikat ligjore evropiane, i tha Qeverisë së qendrës së djathtë të Danimarkës, se ai ka “ dyshime të rëndësishme” nëse kjo qeveri po bashkëpunon me ligjin ndërkombëtar dhe atë evropian.

Ai u ka tërhequr vërejtjen danezëve kundër veprimit të njëanshëm dhe është kërcënuar që rastin e Danimarkës ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

“Ne do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e domosdoshëm për ta respektuar ligjin’,
theksoi ai në letrën drejtuar kryeministrit të Danimarkës, Lars Loke Rasmusen.

Danimarka i ka befasuar partnerët e saj këtë javë duke shpallur, pa konsultime, se po i ripërtërinë kontrollet kufitare dhe doganore, në kufijtë me Gjermaninë dhe Suedinë, si pjesë e fushatës që thuhet se është drejtuar në luftimin e krimit transnacional dhe frenimin e mafisë nga Evropa Lindore.

Brukseli ka dyshime se Danimarka mund të ketë bërë shkelje të rregullave të tregut unik dhe të marrëveshjes së Shengenit, sipas së cilës janë hequr kontrollet kufitare në 26 shtete, përfshirë 22 prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Vendimi ishte koncesion ndaj Partisë Popullore daneze, e krahut të djathtë ekstrem, që formalisht nuk është në Qeveri, por votat e së cilës ishin të nevojshme që koalicioni të fitojë mbështetjen për buxhetin në periudhën afatgjate dhe politikat e mirëqenies dhe të pensionit.
Sesilia Malstrom

Komisionarja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme Sesilia Malstrom, një liberale suedeze, e ka përforcuar mesazhin e Barrosos.

“Vlerësimi preliminar i komisionit ngre shqetësime reale nëse implementohet ashtu siç është shpallur; masat e parapara mund të jenë shkelje e obligimeve të pranuar nga Danimarka, sipas BE-së dhe së drejtës ndërkombëtare”, tha Sesilia Malstrom.

Ajo theksoi se “Komisioni qëndron i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Danimarkën” dhe shtoi se “nëse nevojitet, do të përdoren mjetet për të garantuar respektimin e ligjit të BE-së”.

Vendimi i Danimarkës ishte i fundit në serinë e pengesa për udhëtim të lirë, pasi Franca e Italia me sukses lobuan për ndryshime në regjimin e Shengenit për ripërtëritjen e kontrolleve kombëtare të kufirit.

Danezët kanë thënë se ata dëshirojnë ta fillojnë ndërtimin e barrierave brenda tri javëve.
XS
SM
MD
LG