Ndërlidhjet

Shtraus Kan para gjyqtarit, mbahet në paraburgim


Udhëheqësi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, është paraqitur sot para një gjyqtari në Nju Jork, për tu përballur me akuzën se e ka sulmuar seksualisht një shërbyese hoteli. Gjyqtari nju jorkez ja refuzoj kërkesën udhëheqësit të FMN-së, Dominik Shtraus Kan, duke urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim.

Policia e Nju Jorkut e kishte arrestuar Shtrausin të shtunën në një aeroplan me të cilin kishte për qëllim që të nisej për në Paris.

Avokati i tij ka thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm. Në të njejtën kohë, avokati i një gazetareje franceze, Tristane Banon, ka thënë se ajo dëshironte të bënte një ankesë duke aluduar se Shtraus Kan e ka sulmuar seksualisht në vitin 2002.

Shtraus Kan, 62 vjeçar, u bë Drejtor Ekzekutiv i FMN-së, në shtator të vitit 2001, dhe e udhëhoqi organizatën në kohën e krizës globale financiare, 2007 – 2009.

Shtraus Kan, gjithashtu konsiderohej si kandidat i mundshëm i socialistëve francezë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG