Ndërlidhjet

Pakistani forcon lidhjet me Kinën


Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani ka arritur në Kinë, në një vizitë që vjen pas zemërimit të Pakistanit me sulmin e SHBA-ve që la të vrarë liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden.

Vizita katërditore e Gilanit, është prezantuar si pjesë e manifestimeve të 60 vjetorit të
raporteve diplomatike.

Kina është zotuar të investojë deri në 30 miliardë dollarë në Pakistan në 5 vitet e
ardhshme.

Kina mbështet programin bërthamor të Pakistanit dhe mbetet furnizuesi kryesor i Pakistanit me armë.
XS
SM
MD
LG