Ndërlidhjet

AAK: Mosmarrëveshjet PDK-LDK, humbje e milionave për Prishtinën


Një nga partitë opozitare të Kosovës, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, ka akuzuar dy partitë më të mëdha, PDK – LDK, se mosmarrëveshjet e tyre, e kanë lënë peng kryeqytetin e Kosovës.

Sipas anëtarit të kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri, këto mosmarëveshje kanë bërë që kryeqyteti të humbasë edhe grante të mëdha të BE-së, për shkak të mospajtimit në mes të pushtetit qëndror dhe atij komunal të Prishtinës, për shkak të mos miratimit të ligjit për kryeqytetin.

Mos miratimi i këtij ligji, sipas AAK-së, po i shkakton humbje të mëdha buxhetore që kjo parti vlerëson se në total arrijnë deri në 12 milion euro, prej vitit 2009, kur është inicuar ky ligj.

Tahiri ka lexuar disa prej rekomandimeve të kësaj partie, një ndër të cilat është edhe miratimi, më së largu, i këtij ligji, në muajin qershor. Kjo parti ka kërkuar edhe modifikimin e Ligjit për Buxhet në bashkëpunim me ekspertë.
XS
SM
MD
LG