Ndërlidhjet

Sot rezultati për Bashkinë e Tiranës?


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në orën 12 takimin, i cili pason përfundimin e numërimit të kutive me fletë të kontestuara.

Gjithsej u numëruan 125 kuti nga te cilat kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha siguroi 173 vota ndërsa kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama 83 vota.

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka thënë për mediat në Shqipëri se sot do të shpallet rezultati për Bashkinë e Tiranës.

“Sot do të miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Më pas do të kalojmë në miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, që i përket njësisë bashkiake nr.5 dhe veprimi i tretë që do të ndërmarrë KQZ-ja do të jetë miratimi i rezultatit përfundimtar, pra miratimin e tabelave për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative por vendime të KQZ. Janë vendime që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë që është 7 ose 4”, ka thënë Ristani.
XS
SM
MD
LG