Ndërlidhjet

Shpërthejnë luftimet pas refuzimit të Salehit për dorëheqje


Forcat e sigurisë së Jemenit si dhe luftëtarët fisnorë opozitarë kanë nisur një betejë me armë, mortaja dhe tanke në kryeqytetin Sana, pas dështimit të përpjekjeve për dorëheqjen paqësore të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Luftimet në të cilat u vranë shtatë njerëz dhe u plagosën 40 të tjerë filluan të hënën dhe zgjatën edhe natën.

Kjo ishte përleshja më e rëndë që kur qindra mijëra njerëz nisën protestat në shkurt, me kërkesën për dorëheqjen e Salehit.
XS
SM
MD
LG