Ndërlidhjet

24 viktima gjatë përleshjeve në Jemen


Shumë njerëz janë vrarë në Jemen, derisa konflikti është intesifikuar në mes të forcave qeveritare dhe kundërshtarëve të Presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Shpërthime të fuqishme raportohet se e kanë tronditur Sanan sot në mëngjes. Është bërë e ditur se një stacion televiziv opozitar është shkatërruar gjatë luftimeve.

SHBA-të kanë urdhëruar të gjithë diplomatët jo-esencial dhe pjesëtarët e familjeve të ambasadës së saj që të largohen nga ky shtet.

Agjencia zyrtare e lajmeve, SABA, ka njoftuar se gjatë përleshjeve të fundit në Sana, janë vrarë 24 persona, duke e rritur kështu numrin e viktimave nga e hëna në 64 persona.

Qindra mijëra banorë të Jemenit, kanë filluar protestat në shkurt duke kërkuar largimin nga pushteti të Presidentit i cili e udhëheqë këtë vend që 32 vjet.
XS
SM
MD
LG