Ndërlidhjet

Rut: Kapja e Mlladiqit, jo anëtarësim automatik në BE


Kryeministri holandez, Mark Rut, ka thënë se arrestimi i Ratko Mlladiqit, të akuzuarit për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, është parakusht i rëndësishëm për hyrjen e Serbisë në BE, por nuk i mundësonë një hyrje automatike.

“Duhet shikuar të gjitha faktet rreth çdo anëtarësimi. Ngjarja e sotme ishte një element i rëndësishëm, por arrestimi i këtij njeriu nuk nënkupton anëtarësimin. Kjo nuk funksionon kështu”, ka thënë Rut për televizionin holandez.

Është pikërisht Holanda vendi që më së shumti ka insistuar në arrestimin e Mlladiqit, si parakusht për t’ia lejuar Serbisë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG