Ndërlidhjet

Kabashi: Sivjet do kemi rezultate të shkëlqyeshme


Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka premtuar se sivjet do ketë “rezultate të shkëlqyeshme” të Institucionit që e drejton ai, gjatë një tryeze që është mbajtur në Mitrovicë.

Kabashi, së bashku me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi dhe zëvendës shefen e Ambasades Britanike, Ana Xhekson, kanë qenë të ftuarit e Institutit Demokratik të Kosovës, që e kanë nisur një cikël debatesh për “sigurimin e praktikave më të mira për rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit”.

Para se të bëjë premtimin e tij për rezultate, Kryeprokurori i Kosovës, e ka pranuar se prokuroritë e Kosovës kanë bërë shumë pak “në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”.

Mirëpo, zëvendës ambasadorja britanike në Kosovë, Ana Xhekson, iu kujtuar zyrtarëve vendorë në këtë tryezë se Institucionet e Kosovës, duhet të kalojnë nga premtimet në vepra konkrete.

Tryeza e sotme është emërtuar “Avokimi për kompletimin e pakos së ligjeve anti-korrupsion”.
XS
SM
MD
LG