Ndërlidhjet

Bomba vret pesë persona në Pakistan


Një bombë e fuqishme e vendosur në dalje të një restoranti në një qytet tregtar të Pakistanit, ka vrarë së paku pesë persona dhe ka lënduar 10 të tjerë.

Qeveria lokale ka thënë se sulmi ka ndodhur në një zonë rajonale dhe se dy dijetarë pro qeveritarë janë në mesin e të vdekurve.


Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë rreth këtij sulmi ndërsa edhe motivet e tij nuk janë të ditura.

Talibanët e Pakistanit kanë sulmuar në të kaluarën dijetarë të cilët kanë organizuar forca policore që i kanë luftuar talibanët në zonën ku ka ndodhur sot sulmi.
XS
SM
MD
LG