Ndërlidhjet

Kritikohet Banka Qendrore e Afganistanit


Zyrtarët kundër korrupsionit në Afganistan, sot i kanë kritikuar rregullatorët se nuk kanë bërë sa duhet që të parandalojnë keqmenaxhimin fiskal që e çoi bankën kryesore private të vendit para kolapsit.

Banka e Kabulit, e ka një total prej 925 milionë dollarësh, në kredi të tepruara. Ato janë marrë përsipër nga Banka Qendrore pas premtimeve të qeverisë afgane se kjo bankë do të shpërbëhet dhe do të ristrukturohet sipas kërkesave të FMN-së.

Progresi, megjithatë ka qenë i ngadalshëm pasi Zyra e Lartë e Komisionit anti-korrupsion, sot përmes një raporti 30 faqesh, e ka kritikuar Bankën Qendrore për monitorim të dobët këtë çështje.

Banka e Kabulit, njëjtë edhe Banka Qendrore, raportohet se kanë lidhje të ngushta me qeverinë afgane.
XS
SM
MD
LG