Ndërlidhjet

Sep Blater shfajësohet nga akuzat për korrupsion nga komiteti i etikës


Sep Blater sipas të gjitha gjasave do të fitojë edhe një mandat si President i trupit më të lartë botëror të futbollit, FIFA, pasi u shfajësua nga akuzat për korrupsion nga komiteti i etikës së FIFA-s.

Në seancën dëgjimore të komitetit, të dielën në Zvicër, dy zyrtarë të tjerë të lartë të FIFA-s, janë suspenduar pas akuzave për korrupsion, një nga ta është Mohamed Bin Hamam, udhëheqësi i Konfederatës së Futbollit Aziatik, si dhe Xhek Uarner, presidenti për futbollin në rajonin e Amerikës Qëndrore dhe Veriore.

Bin Hamam dhe Uarner akuzohen se kanë aranzhuar dhënien e ryshfeteve, delegatëve të Karaibeve që t’i nxisë ata për të votuar për Bin Hamamin në zgjedhjet për president që do të mbahet këtë të mërkurë.

Bin Hamam tashmë e ka tërhequr kandidaturën e tij për president të FIFA-s.

Zvicrani 75 vjeçar, Sep Blater, tani do të garojë pa kundër kandidat në zgjedhjet e së mërkures. Ai ka qenë në krye të FIFA-s gjatë 13 viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG