Ndërlidhjet

Mijëra të infektuar nga E.coli në Gjermani


Numri i të infektuarave nga bakteria E.coli, në Gjermani ka shkuar në 1200 persona, raportojnë sot mediat gjermane.

Njoftohet se bakteria që sulmon veshkat dhe sistemin nervor qëndror ende nuk e ka arritur kulmin e saj.

Nga sëmundjet që shkaktohen nga kjo bakterie, më shumë vuajnë gratë.

Ministria gjermane për mbrojtjen e konsumatorit iu ka apeluar qytetarëve të saj që të mos konsumojnë perime të freskëta, sidomos trangujt, domatet dhe sallatën jeshile, derisa ekspertët të përcaktojnë origjinën e infeksionit.

Deri më tash në Gjermani e kanë humbur jetën 10 persona nga bakteria E.coli, ndërsa te shumica e pacientëve, simptomat kanë qenë, anemia e rëndë, problemet me stomakun dhe funksionimi i dobët i veshkave.

Ndërkaq raportohet se bakteria është përhapur edhe në shtete të tjera. Në Austri janë paraqitur dy raste deri më tash, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë është paraqitur një infeksion ende i panjohur.
XS
SM
MD
LG