Ndërlidhjet

Hoxhaj vazhdon vizitën në Paris


Vizita e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Paris, po vazhdon me aktivitete të ngjeshura, njofton një komunikatë e kësaj ministrie.

E njejta njofton se kryediplomati kosovar sot ka mbajtur një fjalim para 50 anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit francez gjatë së cilit “është fokusuar te shtetndërtimi dhe stabiliteti i Kosovës, te implementimi i Pakos së Ahtisaarit për të drejtat e minoriteteve si dhe te përmbyllja e procesit të njohjeve të shtetit të Kosovës”.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Asamblesë Nacionale të Francës, Axel Polniatovski, praninë e Enver Hoxhajt e ka quajtur “mundësi unike për të mësuar më shumë për zhvillimet në Kosovë”.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës gjithashtu tregon se kryediplomati kosovar, Hoxhaj, tashmë e ka takuar edhe Ministrin e Industrisë dhe Ekonomisë Digjitale, Erik Beso, ndërsa më conë do të takojë edhe përfaqësues të jetës akademike dhe të shoqërisë civile të Parisit.
XS
SM
MD
LG