Ndërlidhjet

Mubarak më 3 gusht para gjyqit


Gjykata për krime në Egjipt njoftoi se ish-presidenti Hosni Mubarak dhe djemtë e tij, Gamal dhe Ala, do të dalin para gjyqit më 3 gusht.

Ata akuzohen për përfshirje në vrasjen e protestuesve dhe për përfitime të paligjshme personale.

Njoftimi vjen një ditë pasi avokati i tij tha se gjendja shëndetësore e Mubarakut është shumë e dobët për ta lëvizur nga spitali në Sharme el-Sheik në spitalin e burgut të Kajros.

Ende nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohet gjykimi.

Ish-presidenti i Egjiptit u përmbys nga revolta popullore në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG