Ndërlidhjet

Shefi i EULEX-it përfundon vizitën në Beograd


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Beograd, ku është takuar me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ambasadorët e BE-së, si dhe me zëvendës-kryeministrin Ivica Daçiq dhe ministrin Goran Bogdanoviq.

Gjatë takimeve të tij me ministrat, janë diskutuar çështjet teknike që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit – në veçanti lidhur me veriun e Kosovës dhe me luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Sipas së njëjtës, palët janë pajtuar që në luftën kundër krimit të organizuar duhet të bëhet më shumë mund.
XS
SM
MD
LG