Ndërlidhjet

Akuzë zyrtare për vrasjen e Politkovskajës


Hetuesit rusë thanë se një dyshuar është ngarkuar me akuzën për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja në vitin 2006.

Një zëdhënës Komitetit Hetues, Vladimir Markin, tha se prokurorët kanë mbledhur prova të mjaftueshme për fajësinë e Rustam Mahmudovit.

“Sipas hetimeve, ka qenë Rustam Mahmudov ai që ka kryer vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja. Hetuesit tashmë kanë mbledhur prova të mjaftueshme për fajësinë e Mahmudovit”, tha Markin.

Politkovskaja, një gazetare hulumtuese, e njohur për kritikat e saj ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut në Çeçeni, u qëllua për vdekje më 7 tetor të vitti 2006 në Moskë.

Mahmudov u arrestua në Çeçeni të martën.
XS
SM
MD
LG