Ndërlidhjet

SHBA: Grupi pakistanez Lashkar i ndërlidhur me al-Kaidën


Shefja e sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara, Xhenet Napolitano, e ka ndërlidhur grupin militant Lashkar-e-Taiba me al-Kaidën dhe tha se mund të paraqes rrezik për Shtetet e Bashkuara.

Këto komente ajo i bëri pas bisedimeve për bashkëpunim në fushë të sigurisë, të mbajtura javën e kaluar me Indinë.

India e ka akuzuar grupin Lashkar-e-Taiba, për kryerjen e sulmeve terroriste në Mumbai, në vitin 2008, me ç’rast ishin vrarë 166 vetë. Nju Delhi kishte thënë se ka dyshime se kjo ishte bërë me ndihmën e agjencisë kryesore të inteligjencës në Pakistan.

Xhenet Napolitano e ka përshkruar grupin Lashkar “si al-Kaida në fuqi dhe organizim”.

Ajo theksoi se ky grup sigurisht paraqet kërcënim për Indinë dhe “do të duhej të trajtohej si kërcënim për Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG