Ndërlidhjet

SHBA: Raporte për raste të mundshme të infektimit E.coli


Së paku tri raste të infektimit me bakteren vdekjeprurëse E.coli, që shpërtheu në Evropë, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara.

Të tre njerëzit, që mendohet se janë të infektuar, aktualisht kishin udhëtuar në Gjermani, vend ky që është qendër e shpërthimit të infektimit në Evropë.

Deri tash, nga ky infektim kanë vdekur 17 vetë në Gjermani dhe një në Suedi, ndërsa afro 1500 vetë janë të sëmurë në Evropë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se infektimet janë shkaktuar nga një variant i bakteres me shkallë të lartë helmuese, e cila më parë ishte e panjohur.

Zyrtarët e shëndetësisë ende nuk ia dolën që ta identifikojnë burimin e bakteres, por dyshimet kishin rënë në disa lloje të perimeve.

Rusia e ka ndaluar importin e të gjitha perimeve të freskëta nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Spanjës tha se ky vend do të kërkoj kompenzim për humbjet ekonomike nga Gjermania, e cila fillimisht kishte thënë se përhapja e infektimit me gjasë e kishte origjinën në Spanjë.
XS
SM
MD
LG