Ndërlidhjet

17 të vrarë nga sulmi i fundit në Irak


Zyrtarët e sigurisë thonë se 17 persona janë vrarë dhe jo pak të tjerë janë lënduar gjatë një shpërthimi në veriun e Irakut. Shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtës në një xhami sunite në qytetin e Tikritit, 130 kilometra në veri të Bagdadit.

Ka raportime të ndryshme rreth asaj nëse shpërthimi ka qenë vepër e një sulmuesi vetvrasës dhe nëse bomba shpërtheu në brendi apo jashtë xhamisë.

Xhamia është në një zonë të pallatave që janë ndërtuar në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit.

Tikriti është qyteti i lindjes së ish diktatorit irakian.
XS
SM
MD
LG