Ndërlidhjet

15 vjet burg për vrasësin e Sadik Musajt


Atdhe Bekaj është dënuar me 15 vjet burg pasi në vitin 2005 e ka qëlluar për vdekje Sadik Musajn në një rrugë të Pejës. Lajmi për këtë dënim e ka dhënë misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, përmes një komunikate për media.

Siç thuhet në atë komunikatë, vendimi është marrë nga “një panel i përzier i gjyqtarëve të Kosovës dhe EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Pejë”.

Komunikata njofton se pala mbrojtëse ka paraqitur ankesë kundër vendimit.
XS
SM
MD
LG