Ndërlidhjet

44 të vrarë gjatë protestave të sotme në Siri


Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se së paku 44 persona janë vrarë sot kur trupat qeveritare hapën zjarr ndaj një turme prej 50 mijë protestuesish anti-qeveritarë.

Aktivistët thonë se numri i viktimave ka mundësi të rritet. Qyteti Hama, ku kryesisht po zhvillohen protestat anti-qeveritare, në vitin 1982 forcat qeveritare i patën vrarë rreth 30 mijë persona kur “Vëllazëria Myslimane” realizoi një kryengritje kundër presidentit të Sirisë, Hafez al Asad, babai i presidentit aktual, Bashar al Asad.

Protesta të tjera janë raportuar edhe në disa zona të tjera të këtij shteti, ku, siç njoftojnë grupet për të drejtat e njeriut, që prej nisjes së protestave në muajin mars, janë vrarë mbi 1100 persona.
XS
SM
MD
LG