Ndërlidhjet

Nadal triumfon në Roland Garros


Rafael Nadal ka fituar për herë të gjashtë turneun francez të tenisit, Roland Garros, vonë të dielën.

Fitorja e tij kundër Roger Federer, nënkupton se spanjolli e ka arritur suksesin e rekordin e Bjorn Borgut në këtë turne, derisa ka vazhduar ta mbaj pozitën e të parit në klasifikimin botëror.

Nadal tani ka fituar 10 tituj, Grand Slam. Ku përfshihen gjashtë në Francë, dy në Ëimbledon dhe nga një në SHBA dhe Australi.

Federer megjithatë vazhdon të kryesojë më 16 tituj të mëdhenj, mirëpo përderisa spanjolli është pesë vjet më i ri se Federer, pritjet janë të mëdha që Nadal ta tejkaloj kolegun e tij nga Zvicra.
XS
SM
MD
LG