Ndërlidhjet

Evropianët diskutojnë për E.coli


Ministrat e bujqësisë së Bashkimit Evropian kanë thirrur një takim urgjent në Luksemburg pasi as testet e bëra gjatë ditës nuk arritën në sjellin qartësi mbi shkaktarin e përhapjes së beteres vdekjeprurëse në Evropë.

Takimi i së martës pritet të përqendrohet në ndikimin e krizës te prodhuesit e perimeve dhe kompensimeve eventuale për humbjet që kanë pasur ata.

Edhe pse mungojnë shifrat zyrtare, prodhuesit në Spanjë vlerësohet të kenë humbur qindra miliona euro pas shpërthimit të bakteres E.coli.

Autoritetet gjermane, ndërkohë, thanë se rezultatet fillestare të testeve treguan se filizët e një ferme organike në veri të vendit nuk kanë shkaktuar shpërthimin e bakteres. Ata njoftuan se gjatë fundjavës kanë analizuar filizët e fasules dhe të perimeve të tjera në këtë fermë si shkaktarë të mundshëm të infektimeve.

Bazuar në shifrat e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nga infektimet me bakteren E.coli kanë vdekur 22 njerëz ndërsa janë sëmurë dy mijë.
XS
SM
MD
LG