Ndërlidhjet

Sulme të shumta të NATO-s, kundër regjimit të Gadafit


Aeroplanët e NATO-s, i kanë vazhduar sulmet në Tripoli, në atë që është përshkruar si një nga ditët me bombardimet më të mëdha në kryeqytetin libian, që kur kanë nisur sulmet kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Raportohet se sulmet ajrore kanë nisur në natën e së martës dhe kanë vazhduar deri në mëngjesin e së mërkurës. Ende nuk është e qartë se çfarë sakt është goditur gjatë këtyre sulmeve, mirëpo regjimi i Gadafit ka thënë se 31 persona, përfshirë edhe civilë, janë vrarë nga bombardimet e fundit.

Në një adresim audiofonik në televizionin shtetëror, Gadafi i ka akuzuar NATO-n dhe rebelët që po luftojnë kundër regjimit të tij 30 vjeçar, ndërsa është betuar që të mos dorëzohet kurrë.

Në Uashington, Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se është shënuar progres i rëndësishëm gjatë operacioneve të NATO-s dhe se është “vetëm çështje kohe” derisa Gadafi të largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG