Ndërlidhjet

BE u ofron më shumë të holla prodhuesve të perimeve


Komisioni Evropian ka rritur në 210 milionë euro ofertën e kompensimit për fermerët e perimeve - produktet e të cilëve kanë dështuar që nga shpërthimi i bakterit E.Coli.

Komisionari i BE-së për agrikulturë, Dacian Ciolos, tha se paketa e re e ndihmës do t’iu mundësojë fermerëve të marrin të paktën 50 për qind të çmimit për produktet e caktuara.

Oferta e re erdhi pasi Spanja, Franca dhe disa vende të tjera kanë kritikuar paketën paraprake prej 150 milionë eurosh.

Prodhuesit evropianë të perimeve kanë humbur qindra miliona euro në javë, përderisa konsumatorët u janë shmangur perimeve të freskëta, të dyshuara si burim i shpërthimit bakterial.

Më herët, ministri gjerman i Shëndetësisë, Daniel Bar, tha se numri i rasteve të infektuara me E.Coli është duke rënë.

Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë përpjekjet për të përcaktuar burimin e infeksionit vdekjeprurës.
XS
SM
MD
LG