Ndërlidhjet

WP: Tërheqja afgane


Forcat e SHBA-së në provincën Helmand
Forcat e SHBA-së në provincën Helmand
"Washington Post"

Tetëmbëdhjetë muaj pasi presidenti Barak Obama urdhëroi shtim të trupave amerikane në Afganistan, ekziston një marrëveshje e përgjithshme në një pikë: fushata ishte sukses taktik ushtarak dhe e ka zmbrapsur momentin e talibanëve.

Ka pasur progres, po ashtu, në zgjerimin dhe trajnimin e armatës afgane, që gjatë muajit të ardhshëm e merr udhëheqjen e përgjegjësisë për siguri në shtatë provinca dhe qytete, me një të katërtën e popullatës së këtij vendi.

Megjithatë, siç kanë thënë shpeshherë zoti Obama dhe komandantët e tij, progresi është “i ndjeshëm dhe i kthyeshëm”.

NATO-ja duhet ta mbizotërojë një kundërofensivë talibane në vazhdim e sipër; duhet t’i zgjerojë operacionet e saj të pastrimit prej jugut e deri te lindja, që ende është në atmosferë armiqësore.

Puna e krijimit të qeverisë afgane funksionale, kryesisht mbetet për t’u bërë. Njëherësh, përpjekjet për ndërmjetësimin e zgjidhjes politike me talibanët, ose krijimin e kornizës diplomatike rajonale, që mund ta mbështesë një marrëveshje të tillë, posa ka filluar.

Krejt kjo do të thotë se muaji i ardhshëm nuk është moment logjik apo i përshtatshëm për Shtetet e Bashkuara, ta fillojnë tërheqjen e trupave, qoftë ajo e vogël, e mesme apo e madhe.

Se një tërheqje e këtillë, megjithatë, do të bëhet, është rezultat i vendimit të paqëlluar të zotit Obama për ta paraqitur datën për fillimin e tërheqjeve, në të njëjtën kohë kur ai e urdhëroi shtimin e trupave.

Tërheqja e gjerë këtë vit, për shembull sugjerimi nga disa në Kongres për 15 mijë ushtarë, do t’i shtynte Shtetet e Bashkuara në drejtimin e fundit. Do ta bënte të vështirë, apo ndoshta të pamundshëm, zgjerimin ose së paku mbajtjen e fitoreve ushtarake kundër talibanëve, derisa liderët dhe sponsorët e tyre dërgohen në Pakistan, mesazhi se atje nuk ka nevojë për bërjen e koncesioneve për forcën, që tërhiqet në mënyrë rapide.

Mbështetësit e saj argumentojnë se vrasja e Osama bin Ladenit dhe dobësimi i al-Kaidës, i bëjnë jo të domosdoshme operacionet e shkallës së gjerë në Afganistan; se qeveria dhe armata afgane janë rast i humbur, ose se Shtetet e Bashkuara më nuk mund ta përballojnë shpenzimin e 2 miliardë dollarëve në javë për luftën.

Argumenti i fundit është veçanërisht shkurtpamës: miliardat margjinale, që ndoshta mund të fitohen nga tërheqja e më tepër trupave tash, nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në problemin e deficitit, që matet me mijëra miliarda, por humbja e Afganistanit te forcat ekstremiste do të shkaktonte humbje shumë të mëdha për Shtetet e Bashkuara.

Është e parakohshme të pretendohet se përpjekjet për ndërtimin e qeverisë afgane janë të kota. Ngjashëm, është shumë herët të dihet nëse eliminimi i Osama bin Ladenit, do të ketë ndonjë efekt në talibanët ose gatishmërinë e tyre për t’u ndarë me al-Kaidën.

Data e për tërheqje në korrik e zotit Obama, duket se është e nxitur më tepër nga konsideratat politike të brendshme se sa një strategji e qartë, dhe argumenti i tij se do të bëjë presion që të angazhohet më tepër qeveria afgane, u tregua i gabueshëm.

Disa raporte sugjerojnë se propozimet e nxitura nga kalkulimet e ngjashme, janë nën shqyrtim, siç është vjeshta e vitit 2012 datë për tërheqjen e të gjithë trupave shtesë prej 30 mijë ushtarësh.

Shpresojmë se presidenti nuk do ta bëjë gabimin e caktimit publik të datave të tërheqjes. Në vend të kësaj, ai duhet të qëndrojë në fitimet që i ka arritur strategjia e tij, duke e minimizuar tërheqjen e kësaj vere. (f.b.)
XS
SM
MD
LG