Ndërlidhjet

Hoxhaj për vizitë zyrtare në Jordani


Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Jordanisë, Naser Judeh, kryediplomati kosovar, Enever Hoxhaj, është nisur për vizitë zyrtare në Jordani. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Kosovës e cila sqaron se Ministri Hoxhaj në kryeqytetin jordan, Aman, do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të tjerë të këtij shteti.

Hoxhaj do të takojë edhe ambasadorë të vendeve të tjera që janë të akredituar në Aman, mirëpo komunikata e MPJ-së, nuk e ka bërë të qartë se me ambasadorët e cilave vendeve sakt do të takohet Hoxhaj.

Komunikata e MPJ-së, në fund thotë se kjo vizitë “pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve si dhe në forcimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG