Ndërlidhjet

Beograd: Gordon e Jeremiq biseduan për raportet dypalëshe


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, është takuar sot në Beogard me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon.

Të dy zyrtarët nuk kanë dhënë deklara pas takimit, por Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sportit.

Sipas kumtesës, zoti Jeremiq, e ka njoftuar zotin Gordon, për kërkesën e Serbisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare lidhur me akuzat e raportit të Dik Martit, për trafikim të organeve në Kosovë, dhe ka shfaqur shpresën se do të gjendet zgjidhje, e cila mundëson që hetimet të zhvillohen nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG