Ndërlidhjet

Rusia, Kina shtyjnë marrëveshjen për gazin


Rusia dhe Kina kanë shtyer nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin e Kinës me gaz natyror pasi që dështuan të merren vesh për çmimin.

Presidenti rus, Dimitrij Medvedev njoftoi shtyerjen pas bisedave me homologun kinez Hu Xhintao në Kremlin.

Në vitin 2010, kompania shtetërore ruse Gazprom dhe kompania kombëtare kineze Petroleum u pajtuan që të nisin furnizmet përmes gazjesllësit Altai, që do të duhej të ndërtohej deri në 2015.

Moska dëshiron që ta vendosë çmimin e njëjtë siç e ka me Evropën, por Kina konsideron se niveli i çmimit evropian është tepër i lartë.

Ndërkohë, të dy liderët u pajtuan se Irani ka të drejtë që të përdorë energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Ata, po ashtu në një deklaratë të përbashkët, thanë se janë të gatshëm që të bashkëpuojnë me partnerët tjerë për të rinisur bisedimet me Korenë Veriore.

Nga Moska të dy liderët udhëtojnë për në Shën Petërsburg, në forumin vjetor ekonomik të Rusisë, në të cilin Hu është mysafir nderi.
XS
SM
MD
LG