Ndërlidhjet

Parada të homoseksualve në 3 kryeqytete ballkanase


Paradat e homoseksulave po mbahen sot në disa kryeqytete të Balkanit, nën vëzhgimin e qindra policëve që të mbrojnë marshuesit, pas thirrjeve të grupeve ekstremiste që t’i ndalojnë këto parada.

Organizatorët kanë thënë se rreth 1 mijë persona i janë bashkuar paradës së homoseksualve në kryeqytetin bullgar, Sofia, ndërsa disa qindra janë bërë pjesë e paradës në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Kryeqyteti hungarez, Budapest, gjithashtu është një nga vendet ku po zhvillohet një paradë e homoseksualve. Marshimet e sotme mbahen një ditë pasi Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e ka aprovuar një rezolutë që kërkon të drejta të njejta për të gjithë, pavarësisht orientimeve seksuale të tyre.
XS
SM
MD
LG