Ndërlidhjet

Trupat koreano jugore e sulmojnë gabimisht një aeroplan civil


Trupat e Koresë së Jugut, raportohet se e kanë sulmuar gabimisht një aeroplan me pasagjerë që fluturonte nga Kina. Ushtria e Koresë Jugore ka njoftuar se trupat e saj e kanë ngatërruar këtë aeroplan duke menduar se fjala është për një aeroplan ushtarak të Koresë së Veriut dhe për këtë arsye e kanë sulmuar atë.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të kufirit detar në mes të dy Koreve rivale. Fluturimi që operohet nga Asiana, me 119 njerëz në bord, ishte duke fluturar nga ishulli Jumun, rreth 12 kilometra prej pozitës ushtarake të Koresë së Jugut në ishullin Gijudong.

Një nga zëdhënsat e kompanisë, Asiana, ka thënë se aeroplani i tyre ka qenë shumë lartë dhe për këtë nuk i është ekspozuar rrezikut.
XS
SM
MD
LG