Ndërlidhjet

Tripoli: NATO vrau 15 civilë


Zyrtarët libianë thanë se 15 persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm të NATO-s në një ndërtesë në perëndim të Tripolit.

Aleanca pranoi se aeroplanët luftarakë të saj kanë goditur Sormanin, por insistoi se në shënjestër ishin objektet ushtarake.

Reporterëve i është treguar një pronë e shkatërrurar, që i takonte Khuvildi Hemidit, një anëtari të Qendrës Komanduese Revolucionare, qark i brendshëm i qeverisë.

Gazetarët po ashtu janë dërguar në një sptial, ku sipas korrespondentit të AFP-së, ata kanë parë nëntë trupa të vdekur si dhe pjesë trupash.

Pretendimi i libianëve për vdekjet e civilëve, erdhi vetëm pak orë pasi që NATO pranoi se një “dështim i sistemit të armatimit”, mund të ketë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.
XS
SM
MD
LG