Ndërlidhjet

Gadafi dënon sulmet e NATO-s


Lideri i Libisë, Muamer Gadafi ka lëshuar një mesazh me zë, i cili është transmetuar në televizionin shtetëror libian.

Në mesazh, Gadafi akuzon forcat e NATO-s për vrasjen e civilëve libianë, dhe zotohet se do t’iu rezistojë përpjekjeve të aleancës perëndimore dhe kryengritësve të Libisë, për ta rrëzuar regjimin e tij.

“Ju thatë: ‘Ne godisim caqet tona me saktësi’. Ju vrasës i treguat botës se ma saktësi qëlloni caqet tauja”, ka thënë Gadaf.

Mesazhi është transmetuar pasi që NATO pranoi se sulmet ajrore që kishin në shënjestër forcat e Gadafit, mund të kenë shkaktuar edhe viktima në mesin e civilëve.

Ndërkohë, Britania dhe Franca janë zotuar se do të vazhdojnë me fushatën tremujore të NATO-së, me gjithë thirrjet e Italisë që të ndërpriten aksionet ushatarake, në mënyrë që të lejohet hyrja e ndihmave humanitare.
XS
SM
MD
LG