Ndërlidhjet

Trupat siriane marshojnë drejt kufirit turk


Trupat siriane kanë marshuar afër kufirit me Turqinë, ndërsa presidenti Bashar al-Asad po e rrit përdorimin e forës ushtarake kundër protestuesve, të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit të tij.

Dëshmitarët thanë se qindra refugjatë kanë ikur në Turqi, ndërsa tanket i janë afruar kampeve, në pjesën siriane të kufirit, në të cilat ishin strehuar.

Rreth 10 mijë sirianë, tashmë gjenden në Turqi, pasi i ikën aksioneve ushtarake.
Opozita vlerëson se 1400 vetë janë vrarë që nga shpërthimi i protestave kundër Asadit tre muaj më parë.

Aksionet janë dënuar ndërkombëtarisht, ndërss SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj Asadit dhe ndihmësve të tij kryesorë.
XS
SM
MD
LG