Ndërlidhjet

Obama: Në Afganistan - prani substanciale



Intervista me presidentin amerikan, Barak Obama 1/2
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:08:32 0:00


Presidenti Obama në intervistën për Zërin e Amerikës tha se “ende do të ketë prani substanciale, por e cila sinjalizon se afganët ngadalë po marrin gjithnjë e më tepër përgjegjësi”.


VOA
Ju sapo e keni shpallur tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Si do të duhej ta perceptonte këtë tërheqje populli afgan?

BARAK OBAMA

Mendoj se kjo sinjalizon suksesin e shtimit që ne e bëmë para një viti e gjysmë dhe, po ashtu, sinjalizon seriozitetin, me të cilin ne e marrim tranzicionin. Në vitin 2009 unë pata shpallur se ne do të dërgojmë 30 mijë trupa shtesë dhe qëllimi ynë ishte shumë specifik: ne synonim topitjen e momentit të talibanëve, që po merrnin gjithnjë e më tepër kontroll në vend. Ne ishim në situatë ta shfrytëzonim këtë kohë, që të siguroheshim se ne po i stërvitnim forcat e sigurisë afgane, në mënyrë që afganët të kenë kapacitet për ta siguruar vendin e tyre.

Ne kemi bërë progres shumë të madh, gjatë kësaj kohe dhe ajo që kemi parë janë 100 mijë forca afgane shtesë të trajnuara, ne kemi parë hapësirat siç janë Kandahari dhe Helmandi, nga u larguan talibanët, kështu që komunitetet mund të ndjeheshin më të sigurta.

Ajo që ne po bëjmë tash, është tërheqja e 10 mijë trupave deri në fund të këtij viti, dhe 23 mijë trupave deri në fund të verës së ardhshme. Në këtë mënyrë, ne do të kthehemi te niveli që e kishim para shtimit dhe ne do të vazhdojmë tranzicionin, derisa forcat afgane të ngrihen, me qëllim të kompletimit të këtij tranzicioni në vitin 2014 - megjithëqë ne dëshirojmë të jemi të sigurt se ne mbajmë marrëdhënie të forta me popullin afgan dhe me qeverinë afgane.

Ne nuk do ta kemi praninë e njëjtë ushtarake, por ne shpresojmë se në agjendat ekonomike dhe zhvillimore, do të vazhdojmë të punojmë me afganët, ashtu siç kemi bërë.

VOA
Çfarë ndikimi mendoni se do të ketë kjo tek aleatët e NATO-s? Për shembull, si do të keni siguri se aleatët e NATO-s nuk do të nguten për dalje dhe, në këtë kuptim, të largohen nga vendi para nesh?

BARAK OBAMA
Aktualisht, ne e bëmë të qartë se ne u konsultuam me aleatët tanë të NATO-s, para se të marrim vendim. Pastaj, unë kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me disa nga vendet kryesore kontribuuese.

Ata të gjithë e kuptuan se ajo që ne bëmë, ishte rritje, e tash ne po e tërheqim atë rritje, por niveli ynë bazë prej 68 mijë trupave do të mbetet dhe, deri në fund të vitit të ardhshëm, ne do të jemi të aftë ta bëjmë tranzicionin në atë mënyrë që siguron se forcat e sigurisë afgane, janë të afta të merren me nevojat e sigurisë së vendit të tyre.

VOA
Presidenti Hamid Karzai, ishte mjaft kritik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. A jeni të frustruar nga komentet e tilla dhe çfarë lloj i aleatit ishte ai?

BARAK OBAMA
Para së gjithash, mendoj se presidenti Karzai i ka të njëjtat interesa strategjike që i kemi ne, e që janë qeveria afgane - sovrane dhe e sigurt, që është në gjendje ta përcaktojë fatin e vet dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti - t’i konsiderojë si partnerë të fuqishëm, që mund t’i mbështesin aspiratat afgane. Qartazi, do të ketë tensione në një ambient të vështirë, ku ne kemi një numër të madh të trupave të jashtme brenda vendit.

Është e vërtetë se ka pasur kohë ku taktikat e çdoditshme në terren kanë rezultuar me tensione, por në përgjithësi, interesi i tij është në arritjen e sigurisë se Afganistani nuk është strehim i sigurt për terroristët, kjo parashihet edhe në Kushtetutën e Afganistanit. Këto përkushtime, që ai i ka bërë, janë të tilla që në tërësi janë në harmoni me atë që unë e shoh si interes të Shteteve të Bashkuara.

Intervista me presidentin amerikan, Barak Obama 2/2
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:07:00 0:00


VOA
Ne folëm për aleatët evropianë dhe NATO-n dhe siç e dini, ka lodhje me luftë, lodhje në Evropë. A e ndjeni lodhjen e njëjtë për luftë këtu dhe çka do të ndërmerrni për përkujdesje nga kjo lodhje?

BARAK OBAMA
Nuk ka dyshim se pas pothuajse 10 vjetëve të luftës në Afganistan, çmimi, në kuptimin e jetëve të humbura dhe të parave të shpenzuara, do ta lodhë popullin. Lajm i mirë është se ne po bëjmë tranzicion nga pozita e forcës, për shkak të rritjes, për shkak të faktit se ne ishim në gjendje ta dobësojmë momentin e talibanëve, për shkak të fitoreve të sigurisë që i kemi arritur dhe për shkak të avancimeve, të cilat i kemi parë me forcat e sigurisë së Afganistanit.

Mendoj se si populli amerikan, ashtu edhe të gjithë aleatët, me të cilët kam biseduar për t’u siguruar se ne po e përfundojmë punën, se ne tek afganët po e kalojmë një vend të sigurt, të cilin ata mund ta mbajnë. Ne dëshirojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë bashkëpunuese, që respekton ligjin afgan dhe sigurinë afgane, por ne, po ashtu, dëshirojmë të jemi të sigurt se ne nuk tërhiqemi nga çështja, për të cilën ne investuam shumë.

VOA
Ju nuk mendoni se disa segmente të popullit afgan do ta shohin këtë si braktisje?

BARAK OBAMA
Nuk mendoj kështu. Le ta keni parasysh se ne po flisnim për 10 mijë trupa deri në fund të këtij viti, pastaj 23 mijë trupa shtesë deri në verën e ardhshme dhe ne ende i kemi atje 68 mijë trupa të Shteteve të Bashkuara, dhe plus trupat e të gjithë partnerëve tanë të koalicionit. Prandaj, atje ende do të ketë prani substanciale, por e cila sinjalizon se afganët ngadalë po marrin gjithnjë e më tepër përgjegjësi. (f.b.)
XS
SM
MD
LG