Ndërlidhjet

Vriten 15 persona gjatë demonstratave në Siri


Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 15 persona derisa dhjetëra mijëra protestues kanë marrë pjesë në një valë të re të protestave kundër regjimit të Bashar al Asad.

Vrasjet raportohet se kanë ndodhur të premtën në kryeqytet, Damask, dhe në qytetet, Homs dhe Kisvah.

Televizioni shtetëror sirian në raportin e transmetuar për këto vrasje i ka fajësuar persona të armatosur, mirëpo nuk i ka identifikuar ata.

Aktivistët thonë se më shumë se 1300 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë lënduar që prej kohës kur ka nisur shtypja e protestave anti-qeveritare të cilat filluan në muajin mars.

Autoritetet siriane thonë se militantët islamistë dhe bandat e armatosura kanë vrarë më shumë se 200 policë dhe personel të sigurisë gjatë këtyre trazirave.
XS
SM
MD
LG