Ndërlidhjet

Nju Jorku legalizon martesat e homoseksualëve


Nju Jorku është bërë shteti i gjashtë amerikan që legalizon martesat në mes të personave të së njëjtës gjini. Guvernatori Andrju Kuomo, një përkrahës i fuqishëm i këtij legjislacioni, e ka nënshkruar këtë masë të re të premten pasi Senati i shtetit të Nju Jorkut, e ka miratuar këtë ligj të ri me 33 vota pro dhe 29 kundër.

Martesat homoseksuale do të jenë në gjendje që të fillojnë pas 30 ditësh. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, një përkrahës i të drejtave të martesave të homoseksualëve, ka thënë se ligji i ri shënon një triumf historik për barazi dhe liri”.

Nju Jorku me 19 milionë banorët e tij, bëhet shteti më i populluar amerikan që i pranon martesat e personave të së njëjtës gjini.

Ky shtet federal u bashkohet shteteve të tjera si Konektikat, Ajova, Masaçusets, Nju Hemfshajër dhe Vermont që lejon martesat e homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG