Ndërlidhjet

Greqi: Policia ka arrestuar pesë protestues


Policia e Greqisë ka përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë grupet e protestuesve, që hidhnin shkopinjë dhe shishe qelqi, derisa mijëra vetë marshonin në Athinë, në shenjë proteste kundër rundit të ri të masave të kursimeve.

Policia tha se ishin ndaluar 18 vetë, ndërsa pesë prej tyre janë arrestuar.

Së paku katër policë janë plagosur.

Punëtorët në Greqi sot e kanë filluar grevën e përgjithshme 48 orëshe, në shenjë të protestës kundër programit të ri të kursimit prej 28 miliardë eurosh.

Në Greqi shkalla e papunësisë aktualisht ka arritur në 16%.

Lidhur me këto masa pritet që Parlamenti të votoj në seancën e nesërme.

Kalimi i këtyre masave, do të mundësonte marrjen e kredisë për Greqinë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 12 miliardë eurosh.

Komisionari evropian për çështje financiare, Oli Ren, tha sot se programi i kursimit është “rruga e vetme për ta evituar kollapsin” financiar.
XS
SM
MD
LG