Ndërlidhjet

Ivanoviq: Marrëveshja Prishtinë-Beograd s'është ndërshtetërore


Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk është marëveshje në mes Serbisë dhe një shteti tjetër, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të marrë miratimin e qeverisë.

“Serbia nuk pajtohet me të ashtuquajturën Republikën e Kosovës, por është një marrëveshje me BE-në, e cila shërben si një ndërmjetësuese dhe si dikush që do të mbikëqyrë çdo marrëveshje të arritur,” tha Ivanoviq.

Ai ka thënë se negociatorët serbë duhet ta informojnë Qeverinë për marëveshjen e arritur një ditë më parë, e ndoshta edhe Kuvendin dhe publikun.
XS
SM
MD
LG