Ndërlidhjet

Tajlandë: Kryeministri e pranoi disfatën nga opozita


Kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, e ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare nga opozita, që udhëhiqet nga motra e ish liderit të përmbysur, Thaksin Shinawatra.

“Përfundimi është i qartë – partia Puea Thai, i ka fituar zgjedhjet dhe demokratët kanë pësuar disfatë”, u tha kryeminsitri tajlandez mbështetësve të tij në Bangkok.

Liderja e partisë opozitare, Yingluck Shinawatra, do të jetë kryeministrja e parë femër e Tajlandës.

Zgjedhjet e sotme u bënë pesë vite pasi vëllau i sajm ish kryeministri Thaksin Shinawatra, ishte përmbysur me grushtshtet ushtarak. Ai mbetet në ekzil, pasi është i dënuar për korrupsion.
XS
SM
MD
LG