Ndërlidhjet

Gjykata: Holanda është përgjegjëse për tri vrasje në Srebrenicë


Një gjykatë e apelit në Holandë sot ka publikuar vendimin sipas të cilit Holanda është përgjegjëse për vrasjen e tre myslimanëve në Bosnjë, gjatë masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995.

Gjykata ka gjetur se qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasje, sepse siç ka shpjeguar zëdhënësja e gjykatës, paqeruajtësit holandezë të vendosur atje “nuk do të duhej t’i dorëzonin ata” te forcat invaduese serbe të Bosnjës.

Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet kompenzim.

Srebrencia ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës e kishin invaduar qytetin dhe në mënyrë sistematike i kishin vrarë afro 8 mijë djem e burra myslimanë.

Qeveria e Holandës thotë se ushtarët e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatë incidentit.

Rasti në gjykatën e apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanoviq, përkthyes, që në masakër e kishte humbur vëlluan dhe babanë, dhe farefisi i viktimës së Srebrenicës, Rizo Mustafiq.

Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikoj që edhe viktimat e tjera të kërkojnë kompenzim nga Holanda.
XS
SM
MD
LG