Ndërlidhjet

Karaçi: Brenda tri ditësh rreth 60 të vrarë



Forcat e sigurisë janë urdhëruar të qëllojnë njerëzit e armatosur në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ku prej tri ditësh po vazhdon dhuna, nga e cila kanë humbur jetën rreth 60 njerëz.

Qyteti Karaçi prej kohësh është një vatër e tensioneve etnike, sektare dhe politike.

Më shumë se 34 njerëz kanë vdekur të enjten, kur persona të armatosur kanë shtënat në disa lagje.

Policia ende nuk i ka përcaktuar motivet e vrasjeve, edhe pse dyshimet hidhen mbi besnikë nga Lëvizja Qaumi Muttahida dhe Partia Kombëtare Auami, të cilat përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike.
XS
SM
MD
LG