Ndërlidhjet

FMN i jep këstin e kredisë Greqisë


Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se po i lëshon Greqisë 3.2 miliardë euro, si pjesë të paketës së përbashkët të shpëtimit me Bashkimin Evropian, për shtetin e kapluar nga kriza e borxheve.

Shefja e re e FMN-së, Kristine Lagard theksoi se pakoja e shpëtimit për Greqinë “do të japë rezultate të rëndësishme”.

FMN tha se Athina ka bërë “përparim” në reforma, dhe parashikoi se vendi do t’i kthehet rritjes pozitive ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG