Ndërlidhjet

Incko ngushllon familjarët e viktimave të Srebrenicës


Mijëra njerëz janë mbledhur në Qendrën Përkujtimore Potoçari, për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Srebrenicës.

Masës së tubuar i është drejtuar edhe përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Valentin Incko:

“Ndoshta ka njerëz që këmbëngulin se vrasësit nuk janë vrasës, se viktimat nuk janë viktima, se njerëzit e vdekur nuk janë të vdekur. Por, ky mohim i sëmurë dhe i vazhdueshëm i fakteve do të zhduket kur të përballen me të vërtetën. Dhe, e vërteta do të mbizotërojë edhe në mesin e atyre njerëz që tani fshihen nga ajo”, ka thënë Incko.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë.
XS
SM
MD
LG